FUTBOLL/ Sunday League, Hysenbelliu çon Prestige në çerekfinale (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2023 | 8:36

FUTBOLL/ Sunday League, Hysenbelliu çon Prestige në çerekfinale (VIDEO)

Prestige është kuali fikuar mes tetë eki peve më të mira në Sunday League, kompeticion i futbollit me 9 lojtarë që organizon FSHF-ja.

344808381_5930878416967987_4713452163612359456_n

Skuadra e Eldiano Topit e ka nisur me këmbë të mbarë fazën “play off”, teksa ka mundur dje 1-0 ekipit IMMI. Një takim shumë i luftuar, që u vendos në kohën shtesë. Njeriu i ndeshjes ishte Fatmir Hysenbelliu, i cili realizoi golin e vetëm të sfidës, duke i dhënë kështu kualifikimin skuadrës së tij.

NDESHJA – Në kompleksin “Skënder Halili” zbritën në fushë Prestige si vend i parë në Grupin A dhe ekipi IMMI si vendi i tetë në Grupin B për t’u përballur për raundin e parë “play off”. Prestige e nisi menjëherë me sulme, duke krijuar volum dhe raste por pa konkretizuar. Në të 28-ën, Prestige kishte mundësinë më të mirë për të gjetur avantazhin, me gjyqtarin Albano Stolaj që akordoi penallti pas një ndërhyrjeje të gabuar në zonë ndaj Vashës.

Por Klejdi Branica nuk arriti ta shndërronte në gol, pasi goditja e tij qendrore u bllokua me këmbë nga portieri Graciano Shehu. Në pjesën e dytë skuadra IMMI provoi të shtynte më shumë përpara. Hasa kishte një mundësi të mirë për IMMI, por u ndal nga portieri Cara. Në të 45-ën trajneri Topi hodhi në fushë Fatmir Hysenbelliun, lëvizje kjo që do të rezultonte decizive më pas për fatet e takimit. Vetëm pak çaste nga aktivizimi, Hysenbelliu gjeti menjëherë golin, me një devijim të saktë, por gjithçka u anulua nga anësori për pozicion jashtë loje.

Në të 57-ën skuadra IMMI mbeti me një lojtarë më pak, duke paguar kështu koston e lojës së ashpër, teksa Oni Shehu mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua me të kuq. Minutat e fundit u shoqëruan me ndërhyrje të forta nga të dyja ekipet, ndërsa koha e rregullt u mbyll 0-0. Loja u ndal madje për disa minuta, pasi gjyqtari Stolaj u sulmua nga një prej pjesëtareve të stafit të ekipit IMMI. Më pas ishte radha e kohëve shtesë, teksa 10-minutëshi i parë u mbyll sërish pa gola.

Por në fillimin e shtesës së dytë kishim një tjetër penallti për Prestige, teksa gjyqtari pa një shtyrje në dëm të Ademit. Këtë herë nga pika e bardhë u paraqit Hysenbelliu, i cili ekzekutoi saktë për ta çuar topin në cepin e portës tokazi, pa i dhënë asnjë shans portierit, duke fiksuar shifrat 1-0. Prestige i kontrolloi më pas me qetësi minutat e mbetura, duke siguruar kështu biletën që të çon mes 8 ekipeve më të mira në Sunday League.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"