Futboll/ Prestige super, fiton ndaj Dussel dhe fluturon në finalen e Sunday League (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2023 | 21:17

Futboll/ Prestige super, fiton ndaj Dussel dhe fluturon në finalen e Sunday League (VIDEO)

Prestige është skuadra e parë finaliste e Sunday League për sezonin 2022-2023. Skuadra e drejtuar nga Eldiano Topi kaloi me sukses gjysmëfinalen kundër Dussel, duke fituar me rezultatin 3-1.

PRESTIGE

Takimi i zhvilluar mbrëmjen e sotme në kompleksin e fushave pranë FSHF-së ishte mjaft i bukur, por Prestige u tregua më i qartë në momentet vendimtare, duke marrë edhe fitoren e merituar.

Branica me një gol nga pika e bardhë e penalltisë kaloi skuadrën Prestige në avantazh në minutën e 24-t. Në pjesën e dytë Dussel barazoi në të 51-ën me Kilën. Por në fund Limani dhe Fuçia me dy zbritje të shpejta fiksuan shifrat 3-1 për Prestige, që në finale do të luaj me fituesin e çiftit Kastriotët-Vila L.

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"