Futboll i fortë fizik në Shqipëri, Iuliano shton ritmin e përgatitjeve të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2017 | 17:27

Futboll i fortë fizik në Shqipëri, Iuliano shton ritmin e përgatitjeve të Partizanit

Të kuqtë nuk dinë të pushojnë. Trajneri Mark Iuliano së bashku me stafin e tij kanë vazhduar përgatitjet me lojtarët, duke e shtuar ritmin e stërvitjeve dhe ngarkesës. Italiani ka kërkuar nga lojtarët e tij maksimumin në fushë, ndërkohë që i ka kushtuar një rëndësi të madhe pjesës së përgatitjes fizike.

partizani

Kjo pasi në Superiore, në bazë të informacioneve që ka edhe tekniku, luhet një futboll i fortë fizik dhe lojtarët e tij duhet të jenë të përgatitur për çfarëdolloj sfide. Por, përveç pjesës së stërvitjes me ngarkesë, trajneri në seancën e pasdites ka aplikuar edhe ushtrime taktike, duke menduar edhe për rreshtimin bazë të ekipit.

Ai i ka vendosur lojtarët në kushte loje në një pjesë të fushës dhe ka ndjekur gjithçka më vëmendje. Gjithashtu ka biseduar me futbollistë të veçantë si pjesë e strategjisë së përgatitjeve të ekipit. Duket se tekniku kërkon t’u qëndrojë pranë lojtarëve të tij në çdo problem apo shqetësim që ata kanë gjatë procesit stërvitor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"