FUTBOLL FEMRA/ Vllaznia shpartallon Teutën, Megi Doçi realizon 7 gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2020 | 16:38

FUTBOLL FEMRA/ Vllaznia shpartallon Teutën, Megi Doçi realizon 7 gola

Pas Kategorisë Superiore, ditën e sotme, ka rifilluar edhe  kampionati i futbollit të femrave. Kampionet në fuqi të Vllaznisë, e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa shpartalluan me rezultatin 12-1 Teutën e Durrësit.

Vllaznia-Apolonia femra

Vlen për t’u theksuar fakti që 7 gola për ekipin shkodran i shënoi, futbollistja më e mirë e kampionatit, Megi Doçi, nderkohë që golat e tjetër i realizuan, Borçi, Popoviç dhe Lufi. Me fitoren e sotme, Vllaznia u ngjit në kuaotën e 30 pikëve në 10 ndeshje, duke kryesuar me pikë të plota.

Vllaznia femra

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"