FUTBOLL FEMRA/ Tension në derbin e Myzeqesë, sfida mbyllet para kohe. Ndërhyn policia…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2021 | 21:54

FUTBOLL FEMRA/ Tension në derbin e Myzeqesë, sfida mbyllet para kohe. Ndërhyn policia…

Kampionati Kombëtar i futbollit për femra zhvilloi të shtunën më 30 janar ndeshjet e javës së dhjetë, teksa ekipet e kreut nuk falën duke koleksionuar fitoret e radhës. Për t’u veçuar ishte derbi i Myzeqesë, i zhvilluar në “Roza Haxhiu”, aty ku Apolonia ka mundur Lushnjën 0-6, por gjyqtarja kryesore e takimit Disela Lekgegaj e ka mbyllur ndeshjen para kohe, pasi Lushnja mbeti me 6 lojtare në fushë. Kështu, Samanta Puka-Meta, Anversa Muça, Amarda Gega dhe Alesia Shuli u ndëshkuan me kartonë të kuq. Ndërsa portierja Emanuela Rapo nuk mundi të vazhdonte lojën për arsye dëmtimi.

APOLONIA FEMRA

Ndërkohë që trajneri Hekuran Korreshi i kishte ezauruar ndërrimet. Pas kartonit të kuq në minutën e katërt shtesë për Alesia Shulin e Lushnjës, kur kishin mbetur edhe 2 minuta për t’u kompletuar shtesa, loja u mbyll. Për sa i përket takimit, Liridona Gashi kaloi Apoloninë në avantazh në minutat shtesë të pjesës së parë, ndërsa në fillim të fraksionit të dytës e tundi sërish rrjetën duke e dyfishuar rezultatin. Më tej ishte Egzona Gashi ajo që realizoi golin e tretë, ndërsa në 15 minutat e fundit Klea Hamonikaj shënoi një tregolësh. Por, dëmtimi i portieres Rapo dhe kartonat e kuq për Gegën dhe Shulin bënë që ndeshja të mbyllej dhe t’i kalojë komisionit të disiplinës. Më parë ishin ndëshkuar me nga dy kartonë të verdhë secila, PukaMeta dhe Muça. Ndërkohë, përveç lojës së ashpër në fushë, fundi i takimit u shoqërua me shumë tension. Pas debateve midis trajnerëve Korreshi dhe Kule, u desh ndërhyrja e punonjësve të policisë bashkiake të Lushnjës për ta qetësuar situatën.11

TAKIMET E TJERA – Asnjë problem për Vllazninë, për të marrë 3 pikët në kryeqytet ndaj ekipit Tirana AS. Spikati Bajramaj, e cila realizoi një tripletë, ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën edhe Doçi e Lufo. Për vendaset ishte Troka ajo që shënoi golin e vetëm dhe të barazimit të përkohshëm. Shkodranet vijojnë të udhëheqin me pikë të plota në kampionat. Tirana regjistroi një fitore me goleadë kundër Skënderbeut. Bardheblutë triumfuan në shifrat 9- 0, duke i konsoliduar pozitat në vendin e tretë. Një ndeshje pa shumë histori, ku spikatën Kamberi dhe Metalla, të cilat shënuan nga dy gola secila. Juban Danja vijon të dhurojë ndeshje mjaft të mira, teksa këtë herë mposhti 3-0 në Shkodër Kinostudion.

Tanushi dhe Vasa me një dopietë vulosën fitoren e vendaseve. Partizani arriti sukses dyshifror në tranfertë duke shkatërruar Bilishtin e vendit të fundit 13-0. Spikatën Balili me 4 gola dhe Begallo me 3, ndërsa vendaset më një ekip me vajza adoleshente ende nuk po arrijnë të marrin pikën e parë në kampionat. Fitore të bukur arriti edhe Teuta, që mundi 3-0 në Shkodër, skuadrën AAS. Habili, Puci dhe Kallbaci mbajnë firmën e golave të bregdetareve, ndërsa për vendaset i ngushtoi shifrat Pepaj, 15 minuta nga fundi.

22 33

A.ALUSHI/A.DUSHKU/ S.NIKSHIQI/TH.GJATA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"