Futboll Femra/ Rezultate të frikshme në 3 ndeshje, Vllaznia dhe Tirana shënojnë së bashku 28 gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 17:42

Futboll Femra/ Rezultate të frikshme në 3 ndeshje, Vllaznia dhe Tirana shënojnë së bashku 28 gola

Java e nëntë e kampionatit të futbollit për femra në Shqipëri ka prodhuar rezultate të frikshme në 3 ndeshjet e sotme. Vllaznia, Tirana dhe Partizani kanë triumfuar me rezultate shkatërrimtare ndaj Albanian Ajax School, Bilishtit dhe Teutës. Shkodranet dhe vajzat bardheblu kanë shënuar sot në total 28 gola!
138683541_3652208814856118_6379725691914794815_o
Në derbin e Shkodrës, Vllaznia fitoi me rezultatin 15-0, ku protagonistet kryesore ishin Megi Doçi me 5 gola bashkë Esmeralda Franja dhe Esi Lufon, të cilat shënuan secila tripletë. Aspak e mëshirshme nuk është treguar as Tirana ndaj Bilishtit duke e shkatërruar me rezultatin 13-0.

Edhe vajzat e Partizanit nuk janë mjaftuar me pak gola ndaj Teutës duke fituar me rezultatin 2-8. 3 nga 8 golat e Partizanit u shënuan nga Begallo.

Pas kësaj jave, Vllaznia kryeson kampionatin me 27 pikë, e ndjekur nga Apolonia me 24, Tirana me 22. Partizani renditet në vendin e shtatë me 12 pikë.

Rezultatet e ndeshjeve

FT| TIRANA-BILISHT 13-0
Golat: Kamberi 2′,30′;  Muho 14′, 65′; Xhindole 16′, 58′; Metalla 22′, 56; Simoni 55′, Bushi 61′, Qose 70′, Kodra 80′, Çela 82′ 

FT| VLLAZNIA-AAS 15-0
Golat:
Franja 5′, 8′, 16′; Doçi 8′, 29′, 36′, 50′, 58′; Gjini 23′, Lufo 26′, 39′, 46′; Vrucaj 41′, Gjergji, 54′, Blinishta 56′

FT| TEUTA-PARTIZANI 2-7
Golat:
Malaj 52′, Habili 81’/ Agalliu 2′, Begallo 17′, 79′, 88′; Koka 40′, Xhymerti, 72′, Tabak 77′

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"