FUTBOLL FEMRA/ Maliqi bën “ligjin” në derbi, fitore spektakolare ndaj Bilisht Sport

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 21:01

FUTBOLL FEMRA/ Maliqi bën “ligjin” në derbi, fitore spektakolare ndaj Bilisht Sport

Maliqi dhuroi spektakël ndaj Bilisht Sport, duke triumfuar me rezultatin 4-0, në derbin e juglindjes, të vlefshme për kampionatin kombëtar të femrave.

Maliqi femra

Në fushë pati vetëm një skuadër që vendosi diktatin gjatë gjithë ndeshjes, ajo ishte skuadra e Maliqit, që nuk e vuri në diskutim për asnjë çast triumfin, përballë vajzave bilishtare që ishin të pafuqishme ndaj maliqarëve.

Një humbje kjo që “djeg” shumë për skuadrën mike, duke pasur parasysht rivalitetin që ka një ndeshje derbi. Gjatë gjithë javë ambienti në të dyja kampet ziente dhe qëllimi ishte vetëm një… fitorja. Maliqi me në krye trajnerin Alatin Ametlli, e vlerësoi maksimalisht këtë sfidë, duke u përgatitur në mënyrë tepër serioze.

Maliqi-Bilisht Sport

Ky seriozitet dhe përkushtim në stërvitje, u pasqyrua edhe në fushë, ku vajzat e skuadrës maliqare, arritën të shënonin plot 4 gola. Protagoniste ishte Kristiana Merolli, e cila realizoi dopietë në këtë sfidë, si dhe Potomi dhe Nicku, që kompletuan “pokerin”, pa hequr meritat futbollisteve të tjerave, të cilat me të vërtetë ishin në një ditë mjaft të mirë.

Kujtojmë që ky ishte triumfi i dytë në derbi i Maliqit, pasi në sezonin e parë triumfoi në transfertë përballë Bilisht Sportit me rezultatin 0-9.

MALIQI-BILISHT SPORT 4-0

GOLAT: K.Merolli 6’, 23’, Potomi 38’, J.Nicku 59’

MALIQI: M.Nicku, Likaj (Murati 79’), Xhemollari, Elmaz (B.Pillati 68’),  Binjaku, Malaveci (Zholanji 79’), Kullira, K.Merolli, J.Nicku, Potomi (Maçolli 79’), Rushiti (Kodra 50’), Trajner: A.Ametlli

BILISHT SPORT: Spaho, Zaçi, Kaso, Çollaku (Gorka 46’), Topi, Senko, Tomori, Kanina, J.Merolli, Xhafi, Kodralli. Trajner: T.Meraku

GJYQTARË: R.Abazaj, G.Kamolli, B.Hamzaj.

DELEGAT: Gjergji Avramushi

KARTONË TË VERDHË: Potomi 15’, Binjaku 60’, Likaj 77’ / J.Merolli 65’, Xhafi 78’

 

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"