Futbollisti i PSG-së e thotë hapur: Kam dëgjuar se jam afër Interit, por dua të luaj te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 12:47

Futbollisti i PSG-së e thotë hapur: Kam dëgjuar se jam afër Interit, por dua të luaj te…

Tomas Munier prej kohësh flitet se do të largohet nga PSG-ja, me shumë emra skuadrash që qarkullojnë se interesohen për të.MUNIR

Pikërisht për këtë arsye, futbollisti ka menduar të reagojë vetë, ku është shprehur se nuk i kupton ato media që thonë është afër kalimit te kjo skuadër apo tjetra, duke thënë se dëshira e tij është të qëndrojë te PSG-ja.

“Qëllimi im kryesor është gjithmonë të qëndroj në Paris, por për momentin nuk e di se çfarë do të ndodhë. Unë nuk e kuptoj gjithçka që qarkullon në media për lëvizjen time te Dortmundi.

Kam parë kaq shumë artikuj që thonë se unë jam shumë afër Interit apo Totenhemit. Unë nuk e kuptoj këtë punë”, u shpreh mbrojtësi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"