Fushtar i lë me pasoja, Kamza në hall për një qendërmbrojtës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2018 | 11:56

Fushtar i lë me pasoja, Kamza në hall për një qendërmbrojtës

Largimi i kroatit Ivan Fushtar ka hapur një gropë të madhe në qendrën e mbrojtjes së Kamzës. Trajneri Ramadan Ndreu ka provuar në miqësoret e zhvilluara në Turqi dyshen Lelis-Kuqi.

Mirëpo, duket se në klub nuk janë të bindur se mund të përballojnë pjesën e mbetur të kampionatit me pak alternativa në qendër të repartit mbrojtës.

Fushtar2

Drejtuesit po punojnë për të siguruar shërbimet e një qendërmbrojtësi të afirmuar, i cili duhet të jetë në kualitetin e Fushtar. Edhe pse ka pasur bisedime të vazhdueshme këtë periudhë, sërish palët nuk kanë gjetur një marrëveshje me lojtarë të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit.

Emra si Malota dhe Krasniqi kanë qenë në fokusin e Kamzës, por këta të fundit zgjodhën të tjera skuadra për të vijuar karrierën. Ajo që ngroh për momentin stafin teknik, është kapja e formës nga mesfushori Hair Zeqiri.

ramadan ndreu

Vlonjati shihet si një prej elementëve shumë të rëndësishëm, që mund të ndihmojë Kamzën me eksperiencën e tij. Nga ana tjetër, edhe afrimi i mbrojtësit të majtë, Vangjel Zguro, ka shtuar konkurrencën.

Pogradecari shihet si titullar në pozicionin e tij, në një kohë që për shkak të alternativave të pakta, aty është përshtatur shpesh Idrizaj.

Meraku i Ndreut është pikërisht afrimi i një qendërmbrojtësi, i cili do të kompletonte këtë repart duke dhënë garanci për vazhdimësinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"