Fushat tek ish-kompleksi “Dinamo”, shteti vonon paratë nga FIFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 0:01

Fushat tek ish-kompleksi “Dinamo”, shteti vonon paratë nga FIFA

Federata Shqiptare e Futbollit pritet që në fund të muajit mars të zhvendoset në selinë e re, e cila në total kërkon një investim deri në tetë milionë euro. 

ministadiumet-zyrtat-e-fshf

Krahas të gjithë godinës polifunksionale, në këtë investim do të përfshihet edhe ndërtimi i dy ministadiumeve, me një kapacitet spektatorësh deri në 500 vende. Por, së fundmi, “Panorama Sport” ka mësuar se për njërën nga fushat, FSHF po has vështirësi në përfitimin e fondeve nga FIFA.

NGËRÇI – Ajo që po e vonon diçka të tillë është një vendim qeverie që saktëson të drejtën e pronësisë për terrenin ku pritet që të ndërtohet një nga fushat. Burime pranë institucionit të futbollit bëjnë me dije se kërkesa e FSHF-së është që për këtë terren të ketë një vendim të qeverisë:

Ose të kalohet pronësia e saj për institucionin e futbollit pa të drejtë ndryshimi të destinacionit, ose të bëhet një kontratë qiradhënieje nga shteti shqiptar, sërish për FSHF-në, duke kushtëzuar mosndryshimin e destinacionit, pra, që të jetë i destinuar vetëm për ndërtim të një fushe sportive. Deri në fund, për përfundimin e të gjitha punimeve te fusha në fjalë, do të jetë e nevojshme pronësia e terrenit, në mënyrë që FIFA të adresojë fondin në FSHF për përfundimin e saj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"