“Fusha sintetike, ‘kanceri’ i Tomorit”, ish-kapiteni Gjata bën apel për ndërhyrje të menjëhershme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2021 | 0:45

“Fusha sintetike, ‘kanceri’ i Tomorit”, ish-kapiteni Gjata bën apel për ndërhyrje të menjëhershme

Në Berat të gjithëve u është sosur durimi sa i përket tapetit të fushës, ku u bënë 5 vite që stadiumi me përmasa olimpike bashkëjeton me një tapet sintetik. Ish-sulmuesi dhe kapiteni i Tomorit në vitet 1990-2000, Edmond Gjata, flet për “Panorama Sport” për këtë histori:

Tomori-Egnati 2-1

“Vendosja e tapetit sintetik në stadiumin ‘Tomori’ ka qenë ose ka rezultuar si një gabim trashanik nga ish-drejtuesit e klubit. Nuk u kuptua asnjëherë sa çfarë interesash fshiheshin pas këtij investimi absurd.

Të gjithë në Berat kanë përfolur këtë investim, por më keq akoma, klima e nxehtë nuk shkon aspak përshtat me këtë investim të dyshimtë dhe pavlerë, për sa kohë futbollistët dëmtoheshin shpesh dhe skuadra vuante kur luante në fusha me bar natyral. Sezonin e shkuar, të detyruar nga kjo e keqe, ekipi u stërvit sa në Kuçovë dhe në Elbasan.

Kështu nuk mund të vazhdohet më tej, ndaj si ish-lojtar dhe kapiten, që kam kontribuar te Tomori për gati një dekadë e gjysmë, do t’i kërkoja klubit dhe bashkisë që në mënyrë urgjente në këtë periudhë vere të gjejnë akordin me FSHF-në për të hequr tapetin sintetik dhe ta vendosin atë tek ish-fusha e stadiumit të vjetër. Dhe, sa janë ende në kohë, të kryejnë zëvendësimin e këtij tapeti ‘kanceroz’ me një tapet të ri me bar natyral. Vetëm kështu i shërbehet skuadrës dhe ekipeve të zinxhirit”.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"