Fusha si moçal, ja kur do të riluhet ndeshja Egnatia-Kastrioti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 16:17

Fusha si moçal, ja kur do të riluhet ndeshja Egnatia-Kastrioti

Kryendeshja e javës së 11-të në Kategorinë e Parë, Grupi A, u ndërpre në fund të pjesës së parë, për shkak të terrenit tepër të rënduar nga reshjet e shiut. Në 45 minutat e luajtura, Egnatia arriti të triumfonte me rezultatin 1-0 falë golit të Osianikit në minutën e 19-të.

kastrioti4

Në fillimin e pjesës së dytë zyrtarët e ndeshjes vendosën për shtyrjen e takimi, duke parë terrenin e pamundur për tu zhvilluar një ndeshje futbolli. U vendos që supersfida mes Egnatias dhe Kastriotit të riluhet ditën e diel në orën 12:00.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"