Fusha shumë e fortë, klubi i Kategorisë së Parë e zgjidh me… bote uji

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2020 | 14:21

Fusha shumë e fortë, klubi i Kategorisë së Parë e zgjidh me… bote uji

Pasditen e djeshme, në ambientet e stadiumit “Devolli”, ekipi bilishtar dhe stafi teknik janë njohur me rregulloren e re dhe masat që duhen marrë gjatë kësaj periudhe.Devolli Turbina

Futbollistët kanë pranuar kushtet e vëna nga FSHF-ja dhe më pas u vendos që stërvitja të fillojë sot, në orën 16:00, në fushën e Vishoticës.

Problem mbetet fortësia e fushës dhe klubi është gati të ndërhyjë me bote uji për ta sistemuar këtë ambient, ku krahas vrapimeve, lojtarët mund të punojnë edhe me topin.

Lojtarët e ardhur nga qytetet e tjera janë akomoduar në hotel dhe mungesa e vetme e Devollit mbetet Çela. Devolli ka një grup të madh futbollistësh, rreth 25, kështu që nuk ka asnjë problem për pjesën e mbetur të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"