“Fusha ishte shumë e lartë”, Gjimshiti: Rrezikova shumë te goli i dytë! Çdo gabim e paguan me futbollistë të këtij niveli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2021 | 20:11

“Fusha ishte shumë e lartë”, Gjimshiti: Rrezikova shumë te goli i dytë! Çdo gabim e paguan me futbollistë të këtij niveli

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, gaboi te goli i dytë i Anglisë, duke iu dhuruar një top kundërshtarëve, që u shfrytëzua mjaft mirë nga Maunt. Në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport”, futbollisti shqiptar u shpreh:

bandicam 2021-03-28 20-04-29-767

“Vështirë, sigurisht që po, i gjithë ekipi. Luajnë në nivele të larta dhe besoj që gjithë Anglia ishte në nivel të lartë. Ne i përballuam mirë, rrezikova shumë te goli i dytë me atë pasim, nuk duhej.

Një sulmues me shumë cilësi si Kejn, e ka treguar veten. Nuk është hera e parë që përballem me sulmues të këtij niveli. Në këto ndeshje, çdo gabim e paguan, me sulmuesë të këtij niveli.

E kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen. Patëm një rast me Hysajn dhe Uzunin që për pak mund të shënonim dhe mund të ndryshonte loja. Fusha nuk ishte aq e mirë, ishte shumë e lartë, duhet të luanim me topa të gjatë. Në ndeshje të këtij niveli duhet më shumë vetëbesim për të krijuar më shumë raste”, u shpreh Gjimshit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"