Fusha është në kushte të shkëlqyera, te Devolli duan fitore me lojë të bukur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2020 | 9:52

Fusha është në kushte të shkëlqyera, te Devolli duan fitore me lojë të bukur

Devolli, pas barazimit 1-1 në fushën e Shënkollit, synon vetëm fitoren në ndeshjen e sotme me Ilirinë. Trajneri Festim Fetollari, pas stërvitjes së fundit, ka folur me të tijtë për këtë ndeshje në shtëpi, që, sipas tij, duhet kaluar me sukses të plotë.Devolli-Pogradeci live

Devolli ka një grup lojtarësh me kualitet dhe trajneri pogradecar shpesh vihet në pozita të vështira për të përzgjedhur 11-shen titullare. Mungon sot vetëm Rapo, i cili ka pasur një problem muskulor. Nga Devolli pritet jo vetëm fitorja, por edhe një lojë e bukur dhe bindëse.

Fusha e stadiumit të Bilishtit është në kushte të shkëlqyera dhe pritet që futbollistët të shprehin gjithë potencialin e tyre teknik në këtë 90-minutësh. Klubi, ndërkohë, ka marrë masat e duhura organizative për ndeshjen e parë pas ndërprerjes, duke zbatuar me rigorozitet protokollin e rregullave të reja.

Thanas Gjata

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"