Fusha e “Selman Stërmasit” skandal, por pse FSHF nuk ndryshoi stadiumin?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2018 | 11:45

Fusha e “Selman Stërmasit” skandal, por pse FSHF nuk ndryshoi stadiumin?

Stadiumi “Selman Stërmasi” ka pasur një ngarkesë të paparë gjatë muajit mars dhe dihej që gjendja e terrenit do të ishte e rënduar. Mirëpo, një Zot e di pse FSHF nuk e spostoi ndeshjen eliminatore të Kombëtares Shpresa në një tjetër stadium.

FSHF

Në këto vitet e fundit, institucioni i futbollit shqiptar është krenuar për investimet në infrastrukturë, mirëpo çfarë faji kishin dje lojtarët e të dyja skuadrave që FSHF i vendosi të luanin në një moçal? Gjendja e fushës ishte skandaloze, me pellgjet që dominonin në mesin e fushës.

Pesë minuta shi që ranë pa ndërprerje në pjesën e parë bënë që balta të pushtonte fushën. Habia është se në një kohë që stadiume si ai në Shkodër, Elbasan, Durrës, Lushnjë dhe Fier ishin të lirë, u zgjodh çuditërisht fusha më e keqe për një ndeshje eliminatore të Shpresave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"