Fusha e “Loro Boriçit” në gjendje të keqe, Vllaznia detyrohet të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 17:16

Fusha e “Loro Boriçit” në gjendje të keqe, Vllaznia detyrohet të…

Vllaznia ka nisur proçesin e rehabilitimit të fushës së stadiumit “Loro Boriçi”.
120065171_3333258196751183_7032782992683034256_o
Në një komunikatë në faqen zyrtare, klubi shkodran thekson se mbjellja dhe rigjenerimi i barit të fushës mund të zgjasë për një periudhë 3 javore ose më shuëm në varësi të kushteve atmosferike. Amortizimi i fushës e ka detyruar Vllazninë të ndërhyjë menjëherë në terren.

Për rrjedhojë të gjitha përgatitjet dhe ndeshjet e planifikuara do të zhvillohen në terrene të tjera.

Njoftimi i Vllaznisë

Në stadiumin “Loro Boriçi” ka filluar puna për rregullimin e fushës së futbollit. Procesi parashikon mbjelljen e barit dhe rigjinerimin e atij ekzistues. Ky proces pritet të zgjasë për rreth 21 ditë por në varësi të kushteve të motit ky afat mund të ndryshojë. Gjatë kësaj periudhe të gjitha aktivitetet zyrtare të planifikuara në fushën e futbollit të stadiumit “Loro Boriçi” nuk do të zhvillohen por do të gjenden mundësi alternative.

vllaznia

119980102_3333258326751170_5030024714345634436_o 120065171_3333258196751183_7032782992683034256_o

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"