“Furtunë” te Laçi, merret vendim për trajnerin Armando Cungu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2020 | 0:00

“Furtunë” te Laçi, merret vendim për trajnerin Armando Cungu

“Furtunë” te Laçi pas barazimit në sekondat e fundit ndaj Kastriotit. Armando Cungu nuk do të jetë më trajner i kurbinasve. “Panorama Sport”, zbulon se trajneri ka pasur një përplasje me presidentin, dhe ka vendosur të largohet.

CUNGU LASKA

Gjithçka pritet të konfirmohet në orët në vijim në lidhje me këtë divorc. Tekniku shkodran është larguar menjëherë nga stadiumi pas kësaj përplasje me presidentin Laska.

Kujtojmë që kurbinasit u barazuan në sekondat e fundit të lojës nga Kastrioti falë golit të Sebino Plakut. Krutanët luajtën me 10 lojtarë për afro 30 minuta, pas daljes me karton të kuq të Rezit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"