Furnizoi me doping atleten nigeriane, terapisti rrezikon 10 vjet burg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2023 | 11:45

Furnizoi me doping atleten nigeriane, terapisti rrezikon 10 vjet burg

Dopingu vijon të mbetet prej problemeve të mëdha të sportit në rang botëror. Së fundmi, një terapist amerikan nga Teksasi rrezikon deri në 10 vite burg, pasi është shpallur fajtor për furnizimin me substanca që përmirësojnë performancën për atletët olimpikë.

Blessing-Okagbare-Tokyo-

Erik Lira, 43 vjeç, është i pandehuri i parë që akuzohet sipas një ligji të ri të SHBA-së, i prezantuar pas skandaleve të dopingut olimpik të mbështetur nga shteti rus. Ligji i vitit 2020 mban emrin e sinjalizuesit rus Grigori Rodçenkov. Akti antidoping i Rodçenkov u mundëson autoriteteve amerikane të ndjekin penalisht individët e përfshirë në “skemat e dopingut me qëllim të ndikimit në garat sportive ndërkombëtare”.

Lira u zbulua se i kishte furnizuar me substanca të ndaluara sprintieren nigeriane Blesing Okagbare, e cila vitin e kaluar u pezullua nga atletika për 11 vjet. 34-vjeçarja u përjashtua nga Lojërat Olimpike të Tokios pak para gjysmëfinaleve të 100 metrave për femra, pasi u zbulua se ajo kishte rezultuar pozitive me hormon zhvillimi njerëzor në një kompeticion testues në Sllovaki përpara Lojërave Olimpike të Tokios, të cilat siç dihet u shtynë me 1 vit për shkak të pandemisë për t zhvilluar në verën e 2021-shit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"