Furgonë pa limit nga Peshkopia, flet trajneri i Korabit: Pres vetëm arbitrim korrekt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2022 | 14:23

Furgonë pa limit nga Peshkopia, flet trajneri i Korabit: Pres vetëm arbitrim korrekt

Ashtu si tri ditët e fundit, edhe të dielën Korabi është stërvitur në Peshkopi. Ushtrime, lojëra me dhe pa top dhe shumë gjuajtje në portë. Lojtarët kanë bërë prova jo vetëm me goditje standarde, por edhe nga pika e penaltitë.

Donald Meziu

Stafi teknik nuk dëshiron që t’i lërë asgjë rastësisë, ndaj ka marrë masat edhe për shtesën. Në rast se 90-minutëshi i rregullt mbyllet pa fitues, dibranët nuk duan që të jenë të papërgatitur. E thënë ndryshe, gjithçka është gati për Apoloninë. Edhe 11-shja është fiksuar dhe dilema nuk ka.

Me të mbyllur seancën e së dielës në stadiumin, ekipi është nisur drejt Golemit. Skuadra është grumbulluar dhe sot nuk i mbetet tjetër veçse të zbresë në “Niko Dovana” për të tentuar kualifikimin për në raundin final të “play off”-it. Donald Mëziu beson shumë se do t’ia dalin, ndonëse merakun e ka megjykimin.

Gjatë një deklarate tëdhënë për “Panorama Sport”, trajneri paralajmëron se do të kthehen fitimtarë nga Durrësi.

“Jemi gati për ta luajtur këtë finale. Koha ishte e mjaftueshme për t’u marrë me çdo detaj dhe besoj që do ia arrijmë qëllimit.Grupin e lojtarëve e kemi tëplotë dhe kjo më jep qetësi,tani gjithçka do ia lëmë fushës.

Le të fitojë ai që e meriton, ndonëse shpresoj te një gjykim korrekt. Por, besoj se dotë kemi edhe mbështetjen e tifozëve dhe veç atyre që jetojnë në Tiranë e Durrës do të ketë edhe tifozë nga Dibra. Këtë dot’ua mundësojë Bashkia Dibër,që ka vënë në dispozicion të tyre furgonë pa limit për të mbështetur ekipin e zemrës.

Për këtë, gjej rastin të falënderoj kryebashkiakun që e kemi gjithnjë në krahë. Ndërkohë, ne do të bëjmë të pamundurën për t’i treguar mirënjohjen tonë. Ne shpresojmë që do ia shpërblejmë me një rezultat pozitiv dhe të jemi ne ekipi që do ndeshemi me Egnatian”,përfundoi numri një i pankinës së Korabit.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"