Furça të verdha dhe pilot luftarak, ja cili është rivali modest i Milanit në Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 11:13

Furça të verdha dhe pilot luftarak, ja cili është rivali modest i Milanit në Ligën e Europës

Më 24 shtator, në “San Siro”, Milani do të përballet kundër Bodo Glimt në ndeshjen e vlefshme për turin e tretë paraeliminator të Ligës së Europës. Rivali i kuqezinjve kryeson aktualisht kampionatin norvegjez, teksa dueli do të jetë në ndeshje teke me fituesen që fiton të drejtën për fazën e “play off”-eve (luhet më 1 tetor) për kualifikimin në grupe.
Bodo_COVER-919x540
VLERA E BODOS – Organika e norvegjezëve ka një kosto prej 9.2 milionë eurosh teksa mosha mesatare është 23,4 vjeç. Arritja deri në këtë pikë të kompeticionit erdhi pasi eliminuan lituanezët e Zalgiris. Ndeshja luhet të enjten, në 72 orë distancë nga debutimi i Milanit në kampionat, të hënën kundër Bolonjës. Në gjeografinë e futbollit europian, për të gjetur Bodon, duhet shkuar në Norvegji. Qyteti i Bodos ndodhet ekzaktësisht 3200 km larg Milanos, teksa ekipi nordik regjistron vetëm dy trofe në historinë e vet. Bëhet fjalë për dy Kupa Norvegjie të fituara në 1975-ën dhe 1993-shin. Klubi në fjalë është themeluar në 1916-ën në qytetin e Bodos ndërsa Glimt është emri i themelimit.
cKgvxlTAPdZ1brJpbY6oew6oFSjveKiNuh-uDuVNDNkg
SHIFRAT – Në Norvegji këtë fundjavë luhet java e 18-të e sezonit të rregullit dhe Bodo e drejtuar nga Kjetil Knutsen udhëheq me 47 pikë. Pas tyre me 13 pikë distancë janë rivalët e famshëm të Moldes. Filip Zinkernagel (mbrojtës i djathtë), Jens Peter Hauge (anësor ofensiv) dhe Kasper Junker (pykë) janë golashënuesit e ekipit me nga 11 gola secili. Rivalët e Milanit janë një skuadër që shënon shumë dhe mesatarja e tyre është 3.65 gola për ndeshje. Fredrik Andre Bjërkan (mbrojtës i majtë) është futbollisti më i shtrenjtë në skuadër me kartonin e tij që vlen 900 mijë euro. Ky ekip ka edhe një sekret. Bëhet fjalë për Bjërn Mansverk, i cili përpara se të bëhej psikologu i Bodos, ishte një pilot avionësh luftarak. Përvojat në terrene të vështira e me luftë si në Libi i kanë skalitur një mentalitet të cilin ai mundohet t’ua transferojë futbollistëve më të cilët punon.
a2e8e161-1177-4402-bdd2-e1ebd3c1988f
4-3-3 DHE KURAJË – Aktualisht Bodo luan me skemën 4-3-3, e cila ishte tipari taktik dallues i skuadrës edhe në vitet ’60-të. Interpretimi ishte i ndryshëm sepse pretendohej presion kolektiv dhe kundërsulme. Trajneri aktual Kjetil Knutsen ruan këtë parim falë të cilit ekipi i tij u rendit i dyti në sezonin e kaluar, duke marrë edhe elozhet e teknikut të kombëtares norvegjeze, Lagerbek. Sipas një sondazhi të “Avisa Nordland”, 60 për qind e të intervistuarve mendon se suksesi europian i Bodos ka ndikuar pozitivisht në imazhin e Norvegjisë Veriore, teksa qyteti në fjalë do të ketë një arsye më tepër për të festuar pas përzgjedhjes si kryeqytet i kulturës europiane për vitin 2024.
hqdefault
PRECEDENTËT ME ITALIANET – Për të gjetur një duel mes Bodos dhe një ekipi italian duhet shkuar në mesin e viteve ’70-të kur norvegjezët përballeshin në Kupën e Kupave, fillimisht me Napolin në sezonin 1976-’77 e më pas me Interin në 1978-’79. Përballja e fundit daton në vitin 1994 me Bodon që rivalizoi me Sampdorian. Në të gjitha rastet e sipërpërmendura, Bodo është eliminuar. Napoli dhe Interi në përballjet e tyre nuk e kanë vendosur kurrë në diskutim kualifikimin teksa rrezikoi disi më tepër Sampi që fitoi 2-0 në Gjenovë pasi u mund 3-2 në Norvegji në atë që njihet si “Mrekullia e Ulevalit”.
DSC_9629_KentEvenGrundstadFoto
FURÇAT E VERDHA – Ndër grupimet e tifozërisë së Bode Glimtit është “Den Gule Horde” (Hordhia e verdhë) e themeluar më 31 dhjetor të 1974-ës. Pak muaj më pas, kryetifozi Arnulf Bendiksen mori një furçë dhëmbësh të verdhë më të cilën drejtonte koret si të ishte dirigjent. Që nga ai moment, objekti është shndërruar në traditë dhe përpara çdo ndeshjeje kapitenët e ekipeve rivale e marrin një furçë të verdhë e cila për turistët mund të blihet në dyqanet e suvenireve. Sa i përket furçës fillestare, ajo u thye në një transfertë të Bodos në Bergen dhe që nga ajo kohë ruhet si relike në muzeun “Nordland”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"