Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja si vlerësohen legjionarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2022 | 14:27

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja si vlerësohen legjionarët

Fundjava që sapo lamë pas ishte shumë pozitive për futbollistët shqiptarë që aktivizohen në Europë.

NEDIM BAJRAMI 1

Faqja e mirënjohur e statistikave “Sofa Score” ka publikuar vlerësimet e legjionarëve për këtë fundjavë.

I pari në këtë klasifikim është mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, i cili vlerësohet me notën 7,9 pas një paraqitjeje fantastike me gol ndaj Romës së Zhoze Murinjos.

I dyti është mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, i cili vlerësohet me notën 7,3, nga ku është paraqitur në mënyrë pozitive në ndeshjen ndaj Atalantës.

I treti klasifikohet Thomas Strakosha, i cili vlerësohet me notën 7,3, nga ku e ka ruajtur portën e paprekur përgjatë gjithë 90 minutëshit ndaj Atalantës.

I katërti renditet mesfushori i Kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula, i cili vlerësohet me notën 7,3, nga ku ka kryer një paraqitje dinjitoze me Darmshtadin e tij ndaj Ingolshtadit në Ligën e dytë gjermane.

I pesti në këtë klasifikim renditet Berat Gjimshiti, i cili vlerësohet me notën 7,1, ku është dalluar me paraqitjen pozitive ndaj Lacios.

VLERËSIMET E LEGJIONARËVE SIPAS “SOFA SCORE”

271907113_2020924308069729_1634442474589601419_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"