Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja si vlerësohen legjionarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 11:16

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja si vlerësohen legjionarët

Fundjava që lamë pas ishte tepër pozitive për lojtarët shqiptarë që aktivizohen nëpër kampionatet Europiane.

Legjionaret

Faqja e mirënjohur e statistikave, “Sofa Score” ka vlerësuar legjionarët nëpërmjet paraqitjeve të tyre të kryera në këtë fundjavë me klubet respektive.

I pari në këtë klasifikim është Jon Mersinaj, i cili vlerësohet me notën 8,1 dhe ka zhvilluar një paraqitje pozitive në humbjen ku Lokomotiva e Zagrebit pësoi në transfertë me rezultatit 2-1 ndaj Sibenikut në elitën e futbollit kroat.

I dyti renditet Arbnor Muçolli i cili vlerësohet me notën 7,8 ku me Vejlen e tij barazoi me Viborgun ku u aktivizua për 86 minuta.

I treti është Ernest Muçi i cili është vlerësuar me notën 7,2, ku pas një super asisti në Europa Ligë tani sulmuesi shqiptar ka realizuar gol me Legian e tij në fitoren 3-1 ndaj Leçznas.

I katërti renditet Klaus Gjasula i cili vlerësohet me notën 7,1 ku me Darmshtadin e tij ka zhvilluar një paraqitje dinjitoze ku fituan 1-0 në shtëpi ndaj Dinamo Dresdenit.

I pesti është Elhan Kastrati i cili është vlerësuar me notën 7,0, ku me Çitadelën e tij ka ruajtur portën e paprekur në suksesin minimal 1-0 ndaj Pordenones në shtëpi.

VLERËSIMI I LEGJIONARËVE, SIPAS FAQES SË STATISTIKAVE “SOFA SCORE”

242306629_166586535621998_8330209714283262746_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"