Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja si vlerësohen legjionarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 23:41

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja si vlerësohen legjionarët

Fundjava që lamë pas ishte tepër pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, të cilët kanë kryer paraqitje pozitive me klubet e tyre.

SELMANI

Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ka pikasur disa nga lojtarët që kanë shkëlqyer në këtë fundjavë.

I pari në këtë klasifikim i cili vlerësohet me notën më të lartë, 7,6 është portieri i Kombëtares shqiptare, Gentian Selmani i cili me skuadrën e tij Boluspor ka arritur të trimfojë në Ligën e Dytë turke me rezultatin 2-0 ndaj Kocaelispor duke mbajtur dhe portën e paprekur.

I dyti renditet, Arbnor Muçolli i cili vlerësohet me notën 7,5 falë paraqitjes së tij të mirë edhe pse ekipi i tij u mund 1-0 nga Aarhus në Superligën daneze.

I treti renditet Emir Sahiti i cili vlerësohet e notën 7,4, ku spikati me paraqitjen e tij me Hajdukun e Splitit me fitoren 1-3 ndaj Istras në transfertë.

I katërti është fantazisti i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami i cili vlerësohet me notën 7,4 ku arriti të realizojë një gol me penallti në humbjen ku Empoli e pësoi në shtëpi ndaj Venecias me rezultatin 1-2.

I pesti klasifikohet Laorent Shabani i cili vlerësohet me notën 7,4 duke kryer një paraqitje fantastike me ekipin e tij Sirius në Suedi duke mposhtur minimalisht në shtëpi 1-0 Ostersundsin.

VLERËSIMI I LEGJIONARËVE SIPAS “SOFA SCORE”

241791094_235304631864764_2397546354184805401_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"