Fundjavë kuqezi, Mavraj si në kohët e vjetra, Abazaj dhe Rroca kënaqen me lojë. Ja si vlerësohen futbollistët shqiptarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 10:36

Fundjavë kuqezi, Mavraj si në kohët e vjetra, Abazaj dhe Rroca kënaqen me lojë. Ja si vlerësohen futbollistët shqiptarë

Fundjava që lamë pas regjistroi disa paraqitje të futbollistëve shqiptarë. Në sy ra performanca e ish-kapitenit të Shqipërisë Mërgim Mavraj me ekipin e tij Grojther Furt në fitoren 3-1 ndaj Regensburgut.
mavraj
Mbrojtëis veteran asistoi golin e parë të ekipit të tij, i cili është pretendent me Hamburgun e një tjetër lojtari të Shqipërisë Klaus Gjasulës për t’u ngjitur sezonin e ri në Bundesligë. Mavraj u vlerësuar me notën 7.3 sipas “Sofa Score”.
ABAZAJ, RROCA

Megjithëse nuk arritën të fitonin, dy ish-lojtarët e Kukësit Kristal Abazaj dhe Eduart Rroca bënë një paraqitje të mirë në ligën e dytë turke me Istanbulsporin. Skuadra humbi me rezultatin 1-0 ndaj Altinordusë, por të dy futbollistët u aktivizuan në këtë sfidë duke marrë përkatësisht vlerësimet 7.2 Rroca dhe 7.1 Abazaj.
0eb12492-7065-4c89-9a01-a82085302af9
Ish-futbollisti tjetër i Shqipërisë Agon Mehmeti kontribuoi në fitoren e skuadrës së tij Orebrosë 0-2 ndaj AIK-it në Suedi. Sulmuesi 31-vjeçar asistoi golin e dytë të takimit në minutën e 60-të. Mehmeti mori notën 7.1.
balaj
Minuta në fushë pati dhe për sulmuesin tjetër kuqezi Bekim Balën në fundjavë kundër kampionëve në fuqi të Austrisë Salzburgut. Shkodrani u angazhua 19 minuta me Sturm Grazin, i cili daloi të fitonte 1-3. Për këtë performancë, Balaj u vlerësua me notën 6.9.

Vlerësimet e futbollistëve shqiptarë sipas “Sofa Score”
127083807_731077910853787_2915002580702707745_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"