Fundi i një epoke, skuadra e njohur bie nga kategoria pas 26 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2022 | 0:05

Fundi i një epoke, skuadra e njohur bie nga kategoria pas 26 vitesh

Skuadra e njohur polake, Visla Krakov bie nga kategoria, pas plot 26 vitesh. Fatale ishte humbja 4-2 e skuadrës kryeqytetase ndaj Radomiak Radom. Një disfatë e kombinuar me barazimin e Slask Vroclav bën që verdikti matematikor të jetë jo në favor të Vislës, e cila e mbylli kampionatin në një nga tre vendet e fundit të renditjes.

640-0-17364807992746992851-661

Kështu përfundon epoka e “Yllit të Bardhë”, skuadrës që ishte rikthyer në elitën e futbollit polak në vitin 1996 pas rënies nga kategoria në vitin 1994.

Një epoke prej 26 vitesh, gjatë së cilës Visla fitoi tetë kampionate, dy kupa në Poloni, një Superkupë dhe një Kupë të Ligës Polake, si dhe ka marrë pjesë në kupat europiane për shumë sezoni. Vlen të theksohet fakti se Visla ishte në një krizë ekonomike sezonet e fundit, duke sjellë edhe rënien nga kategoria.

VISLA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"