Fund i lumtur për Stefano Piolin, dorëzohet në polici medalja e titullit kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2022 | 23:55

Fund i lumtur për Stefano Piolin, dorëzohet në polici medalja e titullit kampion

“Ju lutem, ma ktheni se është e vetmja që kam”. Ky ishte apeli i Stefano Piolit pas ceremonisë së titullit kampion të Milanit, kur kuptoi se nuk kishte më në qafë medaljen që iu dorëzua pak minuta më parë, Sipas tij, dikush ia kishte shkulur nga qafa gjatë pushtimit të fushës dhe nëpërmjet mediave ai bëri apel që t’ia kthenin përsëri.

pioli

Sot, polica në Rexhio Emilia, ka bërë të ditur se janë paraqitur në komisariat tre persona të shoqëruar nga avokati i tyre, për të dorëzuar medaljen të cilën e kanë deklaruar të gjetur.

Sipas asaj që kanë raportuar në polici, këta tre shtetas të cilët janë nga mosha 20 në 25 vjeç, e kanë gjetur medaljen e trajnerit të Milanit në fushën e lojës gjatë festës, në një zonë jo shumë larg dhomave të zhveshjes. Ata janë paraqitur në polici për të bërë dorëzimin vullnetar të saj, por ndërkohë policia vazhdon hetimet për të kuptuar nëse e vërteta është pikërisht siç kanë deklaruar ata.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"