Fund dramatik për Goricën në kohën shtesë, Doka e “paguan” me karton të kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shtator 26, 2020 | 20:54


Fund dramatik për Goricën në kohën shtesë, Doka e “paguan” me karton të kuq

Ekipi kroat Gorica, ku aktivizohet ish-futbollisti i Tiranës Albi Doka pësoi sot humbjen e parë në këtë sezon. Në javën e gjashtë të kampionatit, Gorica u mposht nga Osijeku me rezultatin 2-1. Përveç shijes së hidhur të humbjes, mbrojtësi i djathtë Doka provoi për herë të parë në Kroaci dhe kartonin e kuq.
osijeku
23-vjeçari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 72-të të takimit. Sfida përfundoi në mënyrë dramatike për Goricën, pasi në minutën e 90’+7 pësoi golin fatal nga Grgiç.

Pas 6 javësh, Gorica mbetet në kuotën e 13 pikëve.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com