Fukui mediton 20 minuta në stol, Xhonatan si “tank”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2016 | 12:16

Fukui mediton 20 minuta në stol, Xhonatan si “tank”

fukuiNjë ndeshje që nuk ofroi shumë, por kjo vlen vetëm për atë që u pa në fushë.

Situatat që shënuan këtë përballje europiane ishin të shumta, duke filluar nga Fukui, që meditoi gjatë në stol pas barazimit, Xhonatanit që dukej si “tank” për kundërshtarët dhe kritikat e Maganit për të birin.

Nuk munguan as këshillat me zë të lartë, ndërsa nuk munguan nëpër korridoret e stadiumit të pezulluarit drejtori i Tiranës, Saimir Shehri, dhe zv.trajneri i Teutës, Klodian Dervishi.

Këshillat – Në disa momente të dy trajnerët janë parë duke këshilluar lojtarët e tyre. Daja i tërhoqi vëmendjen Muzakës për një shërbim të gabuar, ndërsa Magani iu drejtua Hilës: “O Hile, po ca bën o burrë?”.

Autokritika – FSHF-ja bën autokratikë. Nëse në Korçë mungonin arbitrat pas porte, dje nuk ndodhi kështu. Duke e vlerë- suar si një ndeshje të rëndësishme, për Tirana-Teuta nuk munguan as gjyqtarët pas portave.

“Fair play” – Gugash Magani nuk toleron as të birin në një moment që ai përpiqet të vonojë lojë. Teksa sinjalizon ndërrimin, Arturi e merr me qetësi daljen nga fusha, ndërsa i ati nuk heziton që ta kritikojë atë. Të njëjtën situatë e përsëriti me Lamçen, kur ky stimuloi për dëmtim.

Stimulimi – Eri Lamçja rrëzohet në fushë i dëmtuar. Sadiku e ndihmon që të ngrihet dhe sapo kthen kokën, lojtari bie sërish. Në këto kushte kryesori detyrohet që të thërrasë barelën, por sapo vjen ajo, mesfushori merr këmbët. Aty gjyqtari nuk fal dhe i tregon direkt të verdhin, pasi u duk hapur që donte të vononte lojën.

Xhonatan – E nisi lojën nga stoli, madje disa herë vuri në vështirësi kundërshtarët bardheblu. Jo prej cilësive, pasi dje të paktën nuk shfaqi asnjë, por prej fizikut të tij. Disa herë vuajtën Dejan Karan dhe Erando Karabeci, pasi ishte një “tank”, por me pak finte arritën që t’i fitonin duelet me të.

Fukui – U duk sikur nuk e priste ndërrimin dhe sidomos kur në fushë po përpiqej. Pasi del nga fusha, i drejtohet direkt tunelit, por një zë nga pankina e bën që të kthehet dhe pasi i jep dorën trajnerit Daja dhe e përqafon, ulet në stol.

Meditimi – Masato Fukui ishte lojtari i fundit që u largua nga pankina dje. Lojtari ka qëndruar afro 20 minuta në stol. Ai ka medituar gjatë, por e vetmja gjë që nuk u kuptua ishte arsyeja. U mërzit nga barazimi apo nga ndërrimi i papritur, përgjigjen e di vetëm japonezi.

Trajnerët – Në fund të takimit ka pasur “fair play” edhe mes trajnerëve. Ilir Daja ka takuar menjëherë Gugash Maganin, duke dëshmuar “paqe’ jo vetëm në rezultat, por edhe në pankina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"