Ftesë pas golit me Kukësin, ja si ylli i Luftëtarit bindi Panuçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2018 | 12:04

Ftesë pas golit me Kukësin, ja si ylli i Luftëtarit bindi Panuçin

Futbollisti i Luftëtarit, Kristal Abazaj, mori një ftesë nga trajneri i Kombëtares për të qenë pjesë e skuadrës për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë. Forma e shkëlqyer e 21-vjeçarit në Kategorinë Superiore, ka bindur teknikun italian, që t’i japë shansin Abazajt për të veshur fanellën e Kombëtares A.

abazaj

Mesa duke goli i shënuar ndaj Kukësit, ka qenë vendimtar dhe ka vendosur vulën për afrimin e Abazajt. Ditën e sotme, klubi i Luftëtarit, ka bërë publike e ftesën të mbërritur në klubin gjirokastrit në lidhje me përzgjedhjen e Abazajt për të qenë pjesë e Kombëtares dhe ai të lihet i lirë nga data 19 deri 27 mars.

Abazaj

Kjo ftesë është dërkuar në klubin bluzi në datën 14 mars, pikërisht ditë që u zhvillua edhe ndeshja Luftëtari-Kukësi, që përfundoi me rezultatin 2-1, ku Abazaj ishte vendimtar me golin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"