Ftesat e lojtarëve te Shpresat, akuzon trajneri i Kosovës U-21: Bushi nuk është duke bërë mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2022 | 22:11

Ftesat e lojtarëve te Shpresat, akuzon trajneri i Kosovës U-21: Bushi nuk është duke bërë mirë

Pas Medon Berishës, futbollistit të Leçes, që duket se ka pranuar të përfaqësojë ngjyrat kuqezi me ekipin U-21 dhe jo ato të Kosovës, edhe Adrion Pajaziti ka refuzuar “Dardanët”. Ky lajm nuk është pritur mirë në Kosovë dhe për këtë ka reaguar për “Gazeta Nacionale” edhe trajneri i Kosovës U-21, Afrim Tovërlani:

auto_Toverlani1550918913

“Është e sigurt se Bushi nuk është duke bërë mirë, pasi po i fton lojtarët e Kosovës në këtë mënyrë. Besoj se mjaftueshëm lojtarë ka marrë Shqipëria nga Kosova dhe do të ishte mirë të orientohen nga futbollistët me prejardhje nga Shqipëria”, tha ai fillimisht, ndërkohë që u pyet edhe për Pajazitin:

“Në fakt, nuk kam ndonjë koment, sepse nuk më ka rënë të bashkëpunoj me të dhe nuk e di pse ka bërë këtë zgjedhje. Mua më mbetet t’i uroj suksese. Askënd nuk do të lusim. Dera do të jetë e hapur për të gjithë që duan dhe meritojnë të luajnë për Kosovën”, përfundoi ai.

LOJTARËT- Medon Berisha është një mesfushor qendre 18-vjeçar, i lindur në Zvicër dhe aktualisht luan për ekipin e Leçes. Ndërkohë, lojtari tjetër që flitet se do të bashkohet me Shqipërinë U-21, Adrion Pajaziti, është pjesë e ekipit të dytë të Fulhemit. Ai luan po ashtu si mesfushor qendre dhe është 19 vjeç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"