FSHF zyrtarizon axhendën e Superkupës, Tirana luan në shtëpi ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2017 | 16:46

FSHF zyrtarizon axhendën e Superkupës, Tirana luan në shtëpi ndaj Kukësit

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar axhendën e ndeshjes së Superkupës së Shqipërisë 2017.

Tirana - Kukesi

Përballja mes kampionëve të Kukësit dhe fituesve të Kupës, Tiranës, do të zhvillohet më datë 6 shtator, në orën 19:00.

FSHF-ja ka vendosur që ky takim të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, duke favorizuar në njëfarë mënyrë Tiranën, e cila do ta luajë këtë takim në shtëpinë e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"