FSHF u dhuron klubeve programin e videoanalizës, ja dy ekipet perfekte në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2019 | 12:10

FSHF u dhuron klubeve programin e videoanalizës, ja dy ekipet perfekte në Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit ka krijuar Departamentin e Analizës, Skautizmit dhe Inovacionit. Kjo strukturë e re përfaqëson një risi të madhe, e cila do të ndihmojë në rritjen e futbollit shqiptar.

wyscout-report-wyscout-report_3049609

Në ceremoninë e zhvilluar, sekretari i përgjithshëm i FSHFsë, Ilir Shulku, përshëndeti të gjithë drejtuesit e klubeve, trajnerët dhe stafet e ekipeve kombëtare që ishin të pranishëm. Më pas, Alariko Rosi, drejtuesi i departamentit, bëri një përshkrim të detajuar të organizimit dhe funksionimit të departamentit.

Ky departament do të ndihmojë dhe asistojë klubet në Shqipëri, duke sjellë tendencat më të fundit mbi analizën e ndeshjeve, performancave sportive dhe hapjen ndaj inovacionit teknologjik, me synim përmirësimin e stërvitshmërisë në nivel klubesh, por edhe te skuadrat kombëtare. FSHF-ja u ka ofruar klubeve të Kategorisë Superiore dhe disa klubeve të Kategorisë së Parë nga dy llogari në platformën “Wyscout”.

tirana bylis

Kjo e fundit është platforma më e madhe në botë për të dhëna ndeshjesh dhe lojtarësh, e cila asiston klubet e Juventusit, Bajernit të Mynihut, Mançester Junaitidit dhe shumë kombëtare të mëdha. Kjo platformë u jep mundësi klubeve të sigurojnë të dhëna statistikore mbi ndeshjet që ato kanë zhvilluar, ndeshjet e radhës që do të duhet të përgatisin, të monitorojnë dhe marrin informacion për lojtarë në 124 shtete të botës dhe 400 kampionate. Në të njëjtën kohë, FSHF do t’i ofrojë falas, ashtu si aksesin në “Wyscout”, kurse për videoanalistë klubeve të Kategorisë Superiore dhe klubeve të interesuara nga Kategoria e Parë.

GJETJET

Drejtori i departamentit, Rosi, në analizën që bëri për gjashtë javët e para të kampionatit, zbuloi disa gjetje për Kategorinë Superiore. Si fillim, Tirana dhe Bylisi janë dy ekipet më të ekuilibruara si në sulm dhe në mbrojtje. Dy skuadrat janë në një raport të qartë si me golat e shënuar dhe të pësuar. Dy skuadrat më të shkalafitura janë Flamurtarit dhe Luftëtari, që jo më kot mbeten në fund të kampionatit.

Të dyja sulmojnë ose godasin portën shumë pak dhe pësojnë shumë gola. Laçi është skuadra tipike më e çuditshmja e 10-shes. Është shumë aktive në sulm me rastet që i vijnë, por nuk arrin të shënojë gola, duke u ndëshkuar në seri nga kundërshtarët. Për t’u shënuar është se skuadra e Bylisit është ekipi më cinik i Superiores në gjashtë javë. Shënon 2.36 gola për takim, duke qenë ekipi i cili materializon në maksimumin rastet që u vijnë në këmbë sulmuesve të mallakastriotëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"