“FSHF tentoi ta vjedhë”, një tjetër futbollist fut në sherr Shqipërinë me Kosovën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2018 | 23:11

“FSHF tentoi ta vjedhë”, një tjetër futbollist fut në sherr Shqipërinë me Kosovën

Futbollisti i radhës që ka futur në sherr Shqipërinë dhe Kosovën është Lirim Kastrati. Sipas raportimeve nga mediat kosovare, futbollisti 19-vjeçar që ka luajtur disa ndeshje me moshat e përfaqësues së Kosovës është tentuar të bindet nga Federata Shqiptare e Futbollit.

liri

Disa zyrtare të ndryshëm të FSHF-së kanë biseduar me lojtarin për t’a bindur të zgjedhë ngjyrat kuqezi. Madje, ata sipas ‘gazetaolle’, për t’i prishur mendjen lojtarit nuk kanë kursyer as përqeshjet ndaj Kosovës, duke mohuar të ardhmen e kësaj përfaqësueseje.

lirimi-666x400

Lirim Kastrati është duke kaluar një sezon pozitiv me klubin NK Lokomotiva nga Zagrebi dhe për këtë fakt ka zgjuar edhe interesimin e federatës kroate, por në planin e tij është vetëm Kosova.

fhsf

Burimi: http://www.balkanweb.com/site/fshf-tentoi-ta-vjedhe-nje-tjeter-futbollist-fut-ne-sherr-shqiperine-me-kosoven/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"