FSHF-Tatimet/ Tensioni, në fund mund të vendosë… UEFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2018 | 15:33

FSHF-Tatimet/ Tensioni, në fund mund të vendosë… UEFA

Gara për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit duket se nuk ka mbaruar. Krahas tensionit që shoqëroi vigjiljen e fushatës, edhe post-zgjedhjet po shoqërohen me tension dhe palët garuese në antitezë të njëra-tjetrës. Nga njëra anë është deputeti i maxhorancës, Erjon Braçe, që ka bërë kërkesë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve që të veprojnë. Kjo e fundit, ka bërë kërkesë në FSHF për kontroll për veprimtarinë e dekadës së fundit. Nga ana tjetër është e vendosur FSHF-ja, e cila menjëherë ka reaguar institucionalisht duke raportuar në UEFA veprimet e kryera.
fshf-logo-standartizim
ÇFARË PRITET TË NDODHË?

Kërkesa e bërë nga Tatimet në FSHF është lexuar dhe përkthyer si ndërhyrje e maxhorancës. Edhe në qëndrimin zyrtar të mbajtur në faqen zyrtare shkruhet se e gjithë kjo ka prapavijë politike. “FSHF do të reagojë në mënyrë ligjore ndaj kësaj kërkese të paligjshme dhe garanton opinionin publik se kurdoherë ka respektuar detyrimet fiskale, në përputhje të plotë me ligjet në fuqi të shtetit shqiptar”, citohet në qëndrimin e institucionit të futbollit në vend. E gjithë kjo shpjegon në një- farë mënyre se, më së paku, nuk do të ketë bashkëpunim të FSHFsë për kontrollin e kërkuar. Raportimi në UEFA do të bëjë këtë të fundit që të ketë edhe “arbitrin” final.

VENDIMI

Në rast se institucioni i futbollit në vend do të bëjë rezistencë, atëherë do të shihet se cili do të jetë hapi i radhës për instancat shtetërore. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka kërkuar bashkëpunim nga FSHF, por, në rast të kundërt, nënkuptohet përshkallëzimi i kërkesës duke hyrë në veprim për të marrë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që është kërkuar. Duke pasur dy palë të kundërta, për “arbitrin” që në këtë rast është njoftuar për “ndeshjen”, do duhet të ketë një qëndrim.

VARIANTET

Në rast se UEFA do të konsiderojë se kjo është ndë- rhyrje e politikës mbi Federatën Shqiptare të Futbollit, atëherë Shqipëria rrezikon pezullim. Varianti tjetër është që institucioni europian i futbollit ta konsiderojë si çështje të brendshme mes shtetit dhe ligjeve shqiptare me të gjithë ata që kanë veprimtari në vendin tonë, në këtë rast OJF përballë shtetit. Atëherë, beteja do të jetë tërë- sisht mes dy palëve të kundërta: OJF përballë shtetit dhe veprimtarisë ligjore të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"