FSHF tallet me Kategorinë e Parë, klubet dhe stafet teknike nuk dinë çfarë të bëjnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 11:46

FSHF tallet me Kategorinë e Parë, klubet dhe stafet teknike nuk dinë çfarë të bëjnë

Bëhet gjithmonë e më kaotike situata në Kategorinë e Parë, pasi FSHF vazhdon të tallet e të mos bëjë asnjë sqarim zyrtar së pari për ndryshimin e mundshëm të formulës.

Elbasani-Shenkolli

Për të vazhduar më pas me datën zyrtare të nisjes së kampionatit (që nuk nis më 19 shtator, siç u tha në fillim), si dhe me hedhjen e shortit të kalendarit.

Klubet dhe më shumë stafet teknike janë në një situatë, ku nuk dinë çfarë të bëjnë. Ata i kanë dhënë fund fazës përgatitore, e programuar sipas datës 19 shtator për nisjen e garës. Tani nuk dinë as sa ditë pushim t’i lënë futbollistët dhe as çfarë ngarkese t’u japin atyre, pasi nuk duan të hedhin në erë punën e deritanishme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"