FSHF rikthen Kridens Metën kryesor, do të gjykojë kryendeshjen Partizani-Laçi. Zbulohen 6 arbitrat në “Elbasan Arena”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 11:00

FSHF rikthen Kridens Metën kryesor, do të gjykojë kryendeshjen Partizani-Laçi. Zbulohen 6 arbitrat në “Elbasan Arena”

 

FSHF-ja rikthen arbitrin Kridens Meta kryesor, teksa do të vendosë drejtësi në kryendeshjen mes Partizanit dhe Laçit, e cila do të luhet duke filluar nga ora 16:00 në “Elbasan Arena”.

kridens meta

“Panorama Sport” zbulon se në ndeshjen që do të luhet në Elbasan, do të jenë plot 6 gjyqtarë, duke parë edhe rëndësinë që ka kjo ndeshje, edhe për vetë objektivat e dy skuadrave.

Anësorë do të jenë Denis Agaraj dhe Uran Korra, ndërkohë që arbitër i katërt do të jetë Rejdi Avdo. Pas portave do të jenë Indrit Myrtja dhe Erjon Bastari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"