FSHF reagon për stadiumin e Kukësit: Ja pse ndeshja ndaj Dinamos nuk mund të luhet aty…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 16:27

FSHF reagon për stadiumin e Kukësit: Ja pse ndeshja ndaj Dinamos nuk mund të luhet aty…

Kukësi nuk do të luajë dhe inagurojë stadiumin e ri ndaj Dinamos, dhe ndeshja e parë që do të luhet një impiantin më të ri në vend do të duhet të presë. FSHF ka komunikuar arsyen e të mos luajturit të sfidës.

elbasan

Në faqen zyrtare të saj, FSHF-ja komunikon se ndeshja Kukësi-Dinamo do të luhet ditën e mërkurë, në orën 16:45, në “Elbasan Arena”.

Pas inspektimit të zhvilluar ditën e premte, është marrë vendimi se fusha nuk është ende gati dhe nuk do të rrezikohet në përdorimin e saj për shkak të motit të ftohtë dhe ngricave që kanë pamundësuar lëshimin e rrënjëve të tapetit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"