FSHF publikon videon e radhës, ja instruksionet për stërvitje në kushte shtëpie

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2020 | 18:35

FSHF publikon videon e radhës, ja instruksionet për stërvitje në kushte shtëpie

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka vijuar me shpërndarjen e videove që iu vijnë në ndihmë futbollistëve profesionistë, atyre të moshave, por dhe të vegjëlve të angazhuar në sport, qofshin meshkuj apo femra.

fshf

Në videon e emërtuar si “Dita 2”, FSHF këshillon për kryerjen e ushtrimeve praninë e një tapeti, një llastiku, pesha të ndryshme, ujë për të pirë dhe një litar.

fshf

“Këto janë udhëzime për moshën U-15 e deri tek profesionistët, meshkuj dhe femra. Gjatë ushtrimeve nëse është e mundur duhen: tapet, llastik, pesha të ndryshme, ujë për të pirë dhe një litar,” shkruan FSHF në videon ku shihet duke kryer ushtrimet zv. përgatitësi atletik i Kombëtares, Luka Laurenti.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"