FSHF merr vendimin për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ja kur do të bëhet hedhja e shortit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2018 | 11:51

FSHF merr vendimin për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ja kur do të bëhet hedhja e shortit

Fedetara Shqipare e Futbollit ka vendosur që shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë të hidhet ditën e mërkurë në orën 13:00 në ambientet e FSHF-së.

kupa e shqiperise

Skënderbeu, Flamurtari, Kukësi dhe Laçi, janë 4 skuadrat që presin të mësojnë kundërshtarët e tyre, për të luftuar deri në fund, në fitimin e trofeut.

Kujtojmë që fituesi i Kupës së Shqipërisë, fiton një biletë për në Europë, në qoftë se nuk arrin ta kapë nga kampionati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"