FSHF kujtohet për Lushnjen, vendos të investojë në tri fusha për stadiumin dhe stërvitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2021 | 12:45

FSHF kujtohet për Lushnjen, vendos të investojë në tri fusha për stadiumin dhe stërvitjen

Infrastruktura është një nga prioritetet kryesore të Federatës Shqiptare të Futbollit, që së fundmi ka marrë përsipër të ndërhyjë në disa stadiume të vendit.

ROZA HAXHIU

Përmirësimi i infrastrukturës do të sillte pa dyshim një futboll më të mirë, si edhe më shumë fëmijë në këtë lojë kaq popullore, për të cilët dy ditë më parë, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së mori vendimin historik për t’i siguruar të gjithë futbollistëve nga mosha U-7 deri në moshën U-19 bazën materiale për stërvitje dhe ndeshje, falas për çdo sezon futbollistik, që llogaritet në një kosto rreth 1 milionë euro në vit.

“Destinacioni” i radhës i FSHF-së është stadiumi “Roza Haxhiu” i qytetit të Lushnjes. Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv, anëtarët morën vendimin dhe dhanë dritën jeshile për të rikonstruktuar fushën e këtij stadiumi së shpejti përmes sistemimit të bazamentit dhe më pas mbjelljen me bar natyral.

Gjithashtu, FSHF-ja nuk do të investojë vetëm në fushën e stadiumit, por edhe në dy fusha të tjera të reja, që do të jenë me bar artificial, ku njëra do të shërbejë për seancat stërvitore të ekipit të parë dhe stërvitjet e ekipeve zinxhir ndërsa do të bëhet edhe rikonstruksioni nga e para e aneksit stërvitor, që do të shërbejë për të gjitha ekipet deri në moshën 13 vjeçare dhe aktivitetet sportive të shkollave.

Ky është një lajm i madh dhe i rëndësishëm për futbollin në vend, e në veçanti për futbollin në qytetin e Lushnjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"