FSHF kujtohet me vonesë, klubet kthehen rrugës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2019 | 14:50

FSHF kujtohet me vonesë, klubet kthehen rrugës

Një rast i rrallë në futbollin shqiptar. Nuk luhet ndeshja për shkak se mundojnë arbitrat. Kjo ndodhi jo më larg se dje në ndeshjen mes Osumit dhe Selenicës, e vlefshme për Kategorinë e Tretë.

Osumi

Të dyja skuadrat ishin përgatitur për të zhvilluar ndeshjen në Kamzë, por gjatë rrugës drejt kryeqytetit, skuadrat njoftohen nga Federata Shqiptare e Futbollit se ndeshja do të shtyhet për një datë tjetër, për shkak të bojkotit të gjyqtarëve.

Stjuartët e ndeshjes kishin mbërritur në fushën ku do zhvillohej ndeshja, por ata, pasi kanë marrë njoftimin në Qendrën Stërvitore të Kamzës, janë larguar.

Kategoria e Trete

Ekipi i Selenicës është njoftuar kur po kalonte qytetin e Lushnjës, ndërsa Osumi ishte pranë qytetit të Kavajës. Pas njoftimit me vonesë nga Federata, ekipet janë kthyer në qytetet e tyre. Sipas informacioneve, ndeshjet e kësaj jave në Kategorinë e Tretë do të luhen pas fazës së parë, ndërsa javën e ardhshme do të luhen direkt takimet e javës së 4-t sipas kalendarit.

52948755_2532703030134010_7321947997250519040_n

Në rastin e djeshëm, të dyja ekipet janë penalizuar, pasi u lajmëruan gjatë rrugës për shtyrjen e ndeshjes, ndërsa kishin bërë disa kilometra. Kategoria e Tretë ka nisur prej dy javësh dhe i zhvillon ndeshjet në Qendrën Kombëtare në Kamzë.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"