“FSHF-ja të marrë masa”, Daja replikon me Arsen Hoxhën: Do t’i dërgoj video, të presë dhe pak ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 22:48

“FSHF-ja të marrë masa”, Daja replikon me Arsen Hoxhën: Do t’i dërgoj video, të presë dhe pak ditë

Trajneri i Skënderbeut Ilir Daja iu kundërpërgjigj ish-gjyqtarit Arsen Hoxha, i cili e kritikoi teknikun e korçarëve për sulmet ndaj gjyqtarit të ndeshjes me Teutës Laver Alla.
Ilir Daja
Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Vllazninë, Daja u shpreh se do t’i tregojë Hoxhës një video me pretendimet e tij kundër arbitrit Alla.

“Replika me Arsen Hoxhën  – Duhet të përqëndrohemi te ndeshja me Vllazninë. Arsen Hoxha të presë edhe disa ditë se mund t’i dërgoj ndonjë video për ta analizuar më mirë ndeshjen. Kishte bërë një analizë ku nuk merrej me veprimet e gjyqtarëve.

Vllaznia – Vllaznia ka fituar në Korçë, siç kemi fituar edhe ne në Shkodër. Kanë në grup lojtarë me eksperiencë në Superiore. Do e mendojmë si ndeshje kundër Vllaznisë, një ekipi që luan futboll të bukur dhe që duhet ta kesh kujdes. Kemi një shans të rikthehemi pas rezultateve jo të mira. Duke qenë të kujdesshëm, shpresojmë të shkojmë te fitorja. Normalisht duke qëndruar me këmbë në tokë dhe duke e vlerësuar Vllazninë.

Gjendja e skuadrës – Ka rikthime lojtarësh në ekip, por nuk janë në gjendje optimale. Taipi nuk është për shkak kartonësh. Në ndeshjet në vazhdim nuk do kemi krahun e djathtë. Do mundohemi që këtë çift ta zëvendësojmë sa më mirë të jetë e mundur.

Bruno Dita te Shkëndija – Nuk dua të shpërndahem, është kohë merkatoje. Do ketë lajme të tilla për shumë lojtarë. Nuk mund të jem ai që mund të japë një përgjigje. Nesër Dita dhe çdo lojtar tjetër do të fokusohet te ndeshja”, deklaroi para mediave trajneri i Skënderbeut Ilir Daja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"