FSHF-ja bën lëmsh klubet, ja kur pritet të luhen ndeshjet që u shtynë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2017 | 11:36

FSHF-ja bën lëmsh klubet, ja kur pritet të luhen ndeshjet që u shtynë

Fundjavën e kaluar, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi që të shtynte kampionatet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë, për shkak të situatës me reshjet e shumta dhe përmbytjet që ndodhën në të gjithë Shqipërinë. Por, gjatë ditëve të fundit, bëhet e ditur se Federata ka pasur komunikim me klubet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë njëkohësisht.

logo_fshf_28_shtator

Ekziston një opsion që ndeshjet e javës së kaluar të luhen në mesjavë dhe më pas në fundjavë të vazhdohet normalisht me sfidat e radhës. Por, deri tani, gjithçka është në kuadër të diskutimeve, pasi ende nuk është vendosur asgjë përfundimisht. Pritet që sot të ketë një vendim përfundimtar nga ana e federatës nëse do të luhet në mesjavë apo në fundjavë.

erseke stadiumi

Gjatë ditëve në vazhdim deri në prag të festave të fundvitit do të ketë një ngjeshje të ndeshjeve në të gjitha ligat, kjo për shkak se kampionatet kanë nisur me vonesë dhe pasojat shfaqen tani me lodhjen maksimale të futbollistëve, në një kohë që kushtet atmosferike nuk janë fare të përshtatshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"