FSHF gjen pasardhësin e Tramexanit, i beson postin e drejtorit trajnerit kroat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2018 | 18:39

FSHF gjen pasardhësin e Tramexanit, i beson postin e drejtorit trajnerit kroat

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur t’i besojë postin e drejtorit të ekipeve kombëtare, trajnerit aktual të Kombëtares U17, Xhemal Mustedanagiç.

Mustedanagic konference

Ky pozicion në të kaluarën mbahej nga ish-ndihmësi i De Biazit, Paolo Tramexani. Burime të “Panorama Sport” në FSHF konfirmojnë se deri në muajin tetor, Mustedanagiç do të drejtojë Kombëtaren U-17 duke konsumuar edhe eliminatoret, ndërsa punën si drejtori i ekipeve kombëtare do ta nisë praktikisht që këtë muaj.

mustedanagic-470x339

Bashkëpunimin me FSHF-në, kroati e ka nisur që prej vitit 2009 si asistent i Josip Kuzhes në krye të Kombëtares. Prej vitit 2001 ai është trajneri i U17 dhe suksesi më i madh që ka arritur me këtë Kombëtare është në vitin 2012-të kur u kualifikua në Elitë Raund të Kampionatit Europian U17

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"