FSHF gjen akord për “Loro Boriçin”, ja kushtet e përdorimit nga Bashkia Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 16:17

FSHF gjen akord për “Loro Boriçin”, ja kushtet e përdorimit nga Bashkia Shkodër

Federata Shqiptare e Futbollit, me mbështetjen e qeverisë shqiptare, në vitet e fundit ka rikonstruktuar dy dhe ndërtuar një tjetër stadium nga fillimi.loro borici

Pas “Elbasan Arena”-s, i dyti në radhë që i rikonstruktua ishte stadiumi “Loro Boriçi”, ndërkohë që së fundmi u bë ndërtimi i impiantit të ri kombëtar në kryeqytet. Për stadiumin në Shkodër, gazeta ka mësuar se FSHF ka arritur një akord me bashkinë e qytetit, për menaxhimin dhe administrimin e impiantit.

Një ndërtim i cili ka kushtuar rreth 15 milionë euro, i është lënë nën administrim bashkisë së qytetit me një kusht të vetëm: Federata Shqiptare e Futbollit ka ruajtur të drejtën e përdorimit të impiantit, sa herë që i nevojitet për ndeshje të ekipeve kombëtare. Aktivitete, në të cilat FSHF nuk do të bëjë asnjë pagesë ndaj Bashkisë Shkodër. Për çdo ditë tjetër, pushteti vendor i qytetit mund ta përdorë stadiumin në interes të skuadrës shkodrane dhe çdo ekipi tjetër futbolli të qytetit.shkoder loro borici

Investimi në Bashkinë e Shkodrës për stadiumin u bë i dyti në radhë, pas rikonstruksionit të “Elbasan Arena”-s së Elbasanit me një kapacitet prej 12 500 vendesh. “Loro Boriçi” i kalon të 16 000 stolat dhe një vlerë afro 15 milionë euro. Bëhet fjalë që e drejta e përdorimit të impiantit për ekipet kombëtare nga FSHF të zgjasë rreth 15 vite.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"