FSHF dorëzon në ministri raportin e KAS-it, gati dosja e shpëtimit për Ballist Morinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2017 | 15:55

FSHF dorëzon në ministri raportin e KAS-it, gati dosja e shpëtimit për Ballist Morinën

Federata Shqiptare e Futbollit i ka dorëzuar ditën e sotme Ministrisë së Drejtësisë një raport mbi vendimin e Gjykatës sportive KAS, për ndeshjen e ndërprerë Serbi-Shqipëri.

FSHF

Në ketë këtë vendim, ku Shqipëria fitoi tre pikë në tavolinë, gjykata sportive ka përmendur koret raciste si dhe dhunën e paprecedentë që u ushtrua ndaj lojtarëve dhe stafit teknik të Kombëtares shqiptare.

Ministria e drejtesise

Këto detaje së bashku me videon përkatëse, pritet të bëhen pjesë e relacionit që ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi shumë shpejt do t’i dërgojë homologut kroat për të bindur qeverinë në Zagreb që të mos e lejojë ekstradimin e Morinës drejt Serbisë, siç ka vendosur Gjykata e Dubrovnikut.

Sipas legjislacionit kroat, pavarësisht vendimeve të marra nga gjyqësori për çështje të tilla, që kanë të bëjnë me ekstradime ku ka pretendime për përndjekje raciste ose etnike, është qeveria kroate që thotë fjalën e fundit.

ballist-morina-elbasan
Përveç relacionit të Ministrisë së Drejtësisë, më herët edhe ministri Bushati deklaroi se pas takimit të dy kryeministrave besonte se Morina nuk do të ekstradohet, duke sjellë si shembull vendimin e Italisë, e cila nuk pranoi dërgimin e tij në Beograd. Ndërkohë, pritet që më datë 11 gusht të zhvillohet seanca paraprake në Gjykatën e Lartë kroate pikërisht për këtë çështje.

Njoftimi i FSHF-së

Në kuadër të përpjekjeve institucionale të FSHF për të mos lejuar ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi, Federata Shqiptare e Futbollit ka vijuar bashkëpunimin me autoritetet shtetërore. Konkretisht, pas kërkesës për bashkëpunim, FSHF i ka vënë në dispozicion Ministrisë së Drejtësisë praktikën e ndeshjes Serbi – Shqipëri, për të cilën Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) Lozanë, ka vendosur mbi incidentet e lidhura me sigurinë, apo më saktë mungesës së sajë në Beograd.

Nga argumentet e këtij vendimi, rezulton se incidenti i dronit, përbën një “gje të gjykuar” nga drejtësia sportive, kjo pasi CAS e ka klasifikuar si një shkelje e natyrës administrative dhe jo penale.

FSHF ka informuar ministrinë se mbetet në kontakt me përfaqësuesin ligjor të z.Morina në Dubrovnik duke lehtësuar per te, materiale që mund të nevojiten për procesin eventualisht. Përfaqësuesi ligjor na ka njohur përveç se me materialet e mbrojtjes, edhe me faktin se z. Morina ka aplikuar për azil në Kroaci, një procedurë kjo që drejtohet nga Ministria e Brendshme e vendit Dalmat.

Një përfaqësues i Federatës e ka takuar “Ballistin” në ambjentet e paraburgimit në Dubrovnik, ku ndonëse gëzonte shëndet të mire dhe i garantoheshin të drejtat themelore nga autoritetet kroate, nuk mund të fshihej shqetësimi i tij për një ekstradim të mundshëm në Serbi ku shëndeti dhe jeta e tij do të ishin në rrezik. Me besimin se këto informacione do t`i shërbejnë sadopak autoriteteve për zgjidhjen me sukses të çështjes, FSHF mbetet në dispozicion për cdo kontribut dhe bashkëpunim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"