FSHF dhuron fond për stadiumin e ri të Kukësit, ja detajet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 21:09

FSHF dhuron fond për stadiumin e ri të Kukësit, ja detajet

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të dhurojë 2.5 milionë euro për ndërtimin e ri të stadiumit të Kukësit. Ky impiant do të ndërtohet në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Mbledhja e komitetit të FSHF-së ka marrë vendimin për të akorduar këtë shumë. Gjithë invesitimi pritet të shkojë në 5 milionë euro.

Kukese-1

Ky investim është ende në fazë projektimi. Stadiumi mendohet se do të ketë 6500 vende dhe do t’i përkasë kategorisë  “Elite 3”. Kjo kategori parashikon që të zhvillohen ndeshje deri në fazat e grupeve të Kupave të Europës. Fillimi i punimeve pritet të nis vitin e ardhshëm dhe kohëzgjatja të marrë 9 muaj.

Kukësi është detyruar të luajë takimet jashtë qytetit pasi “Zeqir Ymeri” është mbyllur. Pritet që vetëm në sezonin e ardhshëm, 2019-2020 Kukësi të arrij të luajë në impiantin e ri. Stadiumi do t’i kalojë bashkisë së qytetit për menaxhim, ndërkohë që në kontratë parashikohet që në këtë stadium mund të zhvillojnë ndeshjet e tyre ekipet kombëtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"