FSHF del me njoftim zyrtar për Kumbullën, ja kur do të kthehet te klubi i Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2021 | 16:58

FSHF del me njoftim zyrtar për Kumbullën, ja kur do të kthehet te klubi i Romës

Pas konfirmimit nga trajneri Edi Reja, në konferencën për shtyp, së fundmi ka qenë FSHF, që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ka dalë me një deklaratë për shtyp për sa i përket mungesës së Marash Kumbullës për sfidat ndaj Anglisë dhe San Marinos.

Marash-Kumbulla-3-1-e1615289180787

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se lojtari iu nënshtrua të premten testeve mjekësore dhe pas konsultave me doktorët u vendos që Kumbulla të kthehet të dielën në Itali te klubi i tij Romës, për të vijuar me fazën e rikuperimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"