“Fshatari” që mahniti Mesin, përpara futbollit kalëronte demat në fermë. Ja historia e Artur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 14:39

“Fshatari” që mahniti Mesin, përpara futbollit kalëronte demat në fermë. Ja historia e Artur

“Në futboll, pavarësisht se çfarë mund të thonë të tjerët, për mua është më e rëndësishme koka sesa këmbët. Dhe mbi këtë parim unë kam nisur karrierën time, luaj dhe dua të vazhdoj të luaj e të fitoj në të ardhmen”. Është ky parimi bazë i Artur Melos, blerjes së re të Juventusit, i cili do të vihet në dispozicion të bardhezinjve vetëm nga sezoni i ardhshëm, ndonëse zyrtarizimi u krye ditën e shtunë, që lamë pas. Ndonëse afrimi i tij në Torino nuk ishte aspak i lehtë, duke parë këmbënguljen e brazilianit për të qëndruar në Barcelonë, 23- vjeçari ndryshoi mendje dhe tani është më i bindur se kurrë që me bluzën e Juves, ta bëjë Barcelonën të pendohet që e shiti.arturr

JETA NË FSHAT – Të qenit një person dhe një futbollist me këmbët në tokë, Artur Melo duket se e ka fituar nga koha e gjatë që ka kaluar me gjyshin e tij në vegjëli. Braziliani është rritur në fermën e familjes, në të cilën punonte së bashku me gjyshin e tij. Madje, nuk e ka aspak për turp që ta quajë veten një fshatar. “Më pëlqente ideja për të bërë fshatarin, duke punuar në fermë. Por mbi të gjitha ëndërroja që një ditë të merrja pjesë në një rodeo, pasi isha i zoti edhe në kalërimin e demave. Gjithsesi, sa herë që shihja topin përpara meje, më bënte që të hapja sytë dhe të nisja të mendoja se si të bëhesha vetëm një futbollist i zoti”, tregonte Melo në intervista të mëparshme.artur

MESI E ADHURONTE – Transferimi i Arturit te Juvja u shoqërua edhe me shumë thashetheme se Mesi ishte revoltuar me klubin, për vendimin e largimit të tij. Në periudhën që ai luajti te Barcelona, braziliani totalizoi një mesatare prej 94.2 për qind pasime të sakta dhe të luajturit me pasime të shkurtra në zona të ngushta e bënte shumë të paparashikueshëm. Aq sa, pas daljeve të para me bluzën kuqeblu, vetë Lionel Mesi u mahnit nga mesfushori dhe e theksoi hapur: “Artur luan si Ksavi. I pëlqen të luajë shkurt dhe nuk e humb kurrë topin. Sivjet (sezoni 2018-2019) është lojtari që më ka mahnitur më shumë”. Dhe nëse e thotë Mesi, te Juventusi janë gjithmonë e më të bindur se kanë bërë një goditje madhështore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"